Ariana Haradinaj vazhdon të jetë e shtrirë në spital pasi u plagos nga një shpërthim eksplozivi që ishte vendosur para banesës së saj.
Indeksonline ka arritur të kontaktoi Arianën e cila ka treguar detaje nga ky rast.
“Jam më mirë. Këmbën e kam të plagosur. Nuk e di, është e mrekullueshme se si jam gjallë unë, nuk e di se si kam shpëtuar” ka thënë Ariana për Indeksonline.
Ariana është vajza e veprimtarit kosovar, Nasim Haradinaj. Sulmi ka ndodhur në orët mesnatën e djeshme në qytetin Helsingborg.