Hashim Thaçi në vitin 1997 ishte dënuar nga gjyqtarët serb për pjesëmarrjen e tij në sulmet e armatosura ndaj policisë dhe njësisë speciale serbe. Ai ishte dënuar me 10 vjet burg.
Adnan Merovci, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish presidentit Ibrahim Rugova, në dokumentarin e tij ka publikuar fletarrestin serb për liderin e delegacionit kosovar në Rambuje z. Hashim Thaçi të shkruar në gjuhën serbe në cirilik.
Kryeministri serb Millan Millutinovic gjatë konferencës së Rambujesë ishte shprehur për Thaçin se “krimineli mbetet kriminel”.
Pas kësaj kishte reaguar Hashim Thaçi, ku në një prononcim publik nga Kështjella e Rambujesë shprehet se “Unë kam fletarrest nga Jugosllavia, nga regjimi i Jugosllavisë pra nga Millosheviqi, por nuk e besoj që është një fletarrest ndërkombëtar, është një propozim për fletarrest ndërkombëtar, por besoj që bota demokratike nuk do ta akceptojë këtë fletarrest”.