Mund të jenë tejet të rralla rastet e njohura botërisht kur dikush mund të jetë prangosur, burgosur, dënuar e trajtuar kaq mizorisht e zhdukur në rrethana kaq të mistershme, thjesht për shkak të ideve politike siç ka ndodhur me Ukshin Hotin, vetëm e vetëm se e gjithë veprimtaria e tij ishte e fokusuar dhe kulmonte tek liria e popullit të vet.
Pavarësisht se fajtori dihet botërisht, gjithashtu edhe zingjiri i hierarkisë në kuadër të sistemit shtetëror serb, prap se prap asnjë hap nga faktori ndërkombëtar nuk është ndërmarrë në drejtim të presionit e zbardhjes së fatit të profesor Ukshin Hotit.
Çështja e Profesor Ukshin Hotit dhe mijëra të zhdukurve të tjetër duhet të kushtëzohet në dialogun Kosovë-Serbi. Asnjë shtet normal edhe në kushte të jashtëzakonshme nuk do të krijonte marrëdhënie të reja shtetërore pa definimin dhe zbardhjen e çështjeve jetike e esenciale për një komb.
Është momenti i fundit që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë me veprime konkrete për zbardhjen e ideologut të kombit shqiptar. Në të kundërtën, faktori ndërkombëtar do t’i neutralizonte vlerat e tyre të proklamuara tani e shumë dekada./epilogu/