Epilogu

“Foto rasti me Kurtin”, ish-anëtari i Komiteti Qendror të Enver Hoxhës adhurues i madh i Albin Kurtit

Ish – funksionari i Partisë Komuniste në Shqipëri Muharrem Xhafa është fans i madh i dy personaliteteve. 1 Enver Hoxha, 2 Albin Kurti.

Enveristi, Muharrem Xhafa, i cili ruan ende me krenari kujtimet për Enver Hoxhën, ka shprehur hapur edhe pëlqimin e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Disa herë në profilin e tij në Facebook, Xhafa ka postuar të vetmen foto që ka me Kurtin. E sa herë e poston ia dedikon dhe disa vargje.

Për të thotë se është “Foto çasti“.

Kjo foto është bërë 3 vjet më parë. Duke falenderuar Facebook-un që ma kujtoi, po vë edhe këtë shënim:
Qeveria e një vendi, në Kosovë në rastin konkret, mund të formohet edhe nga parti te vogla në bashkëpunim me parti Serbe në Kosovë, po “Vetvendosja” mbetet partia e parë politike e Kosoves dhe e kosovarëve!
“, shkruan ai në postimin e fundit qe kishte publikuar foton me Kurtin.

Para se Kurti të vijë në pushtet, Xhafa kishte shprehur hapur se ishte adhurues i tij.

Muharrem Xhafa poston kundër SHBA-ve

Enveristi Muharrem Xhafa anëtar i Partisë së Punës në Shqipëri, partisë së diktatorit Enver Hoxha, ka bërë një postim kundër SHBA’ve.

Xhafa ende ruan me krenari kujtimet për Enver Hoxhën. E lavdëron publikisht tërë kohën.

Në FB e ka të shënuar se është anëtar i Partisë se Punës. Po ashtu e ka të shënuar se është i shkolluar në Shkollën e Larte të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”.

Në këtë shkrim skandaloz, Xhafa shkruan mes tjerash se “”Ndihmës”, që SHBA-të dhanë për “çlirimin” e Kosovës nga pushtuesit serbë, i doli tymi!”.

Por, ajo çfarë ka tronditur publikun kosovar nuk është budallallëku i enveristit Xhafa.

Por, budallallëku i një zyrtari të Qeverisë Kurti. Fjala është për Sami Hajrullahun.

Ai është këshilltar i Armend Mehajt, ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Exit mobile version