Epilogu

Dalin pamjet, momenti kur policia e largon Rron Gjinovcin dhe familjen e tij nga lokali i uzurpuar

Mediat e afërta më pushtetin e Vetëvendosjes, Rron Gjinovcin e ftojnë nëpër debate televizive në cilësinë e analistit. Por, sa herë që gjatë debatit përmendet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe krerët e saj, Gjinovci lëshon “vrerë” ndaj tyre. Kështu ndodhi edhe në një debat para disa ditësh në KTV, ku ai linçoi publikisht gazetaren Dafina Demaku, e cila po e mbronte luftën e UÇK-së. Ky nuk është rasti i vetëm kur Gjinovci tregohet i padurueshëm, por pse po ndodh kjo?

Gjithçka që ka të bëjë më luftën, për Rron Gjinovcin është e padurueshme. Deklaratat e tij janë ashpërsuar sidomos viteve të fundit. Para pak ditësh, Gjinovci tha se gjatë luftës nuk ka parë askund ushtar të UÇK-së, duke shtuar se ka parë vetëm njerëz pas luftës që kanë uzurpuar në emër të UÇK-së. Por, në vitin 2016, Policia e Kosovës kishte hyrë në një objekt që konsiderohej i uzurpuar prej babait të Gjinovcit për ta larguar nga aty. Objekti thuhet se ishte uzurpuar duke u thirrur në UÇK-në.

I pranishëm gjatë ndërhyrjes së policisë, sipas fotografive që ka siguruar Demokracia.com, shihet edhe Rron Gjinovci, i cili po i qëndronte pranë të atit në ato momente.

“Kjo pronë e paluajtshme në bazë të urdhrit të Gjykatës NR: PN. 140 /16 DT: 21.06.2016 i është nënshtruar sekuestrimit të përkohshëm. Hyrja në të nuk është e lejuar. Ata që hyjnë pa leje mund t’i nënshtrohen arrestit”, kështu shkruhej në njoftimin që ishte vendosur në lokalin e uzurpuar nga babai i Rron Gjinovcit.

I kontaktuar nëpërmjet rrjetit social nga gazetari i Demokracia.com, Gjinovci ka refuzuar të dërgojë një e-mail adresë, në të cilën do t’i drejtoheshin zyrtarisht pyetjet dhe fotografitë lidhur me këtë rast, që të merrej edhe qëndrimi i tij.

Po ashtu, emaili i OJQ-së “ORCA-s”, ku ai është drejtor ka qenë e paqasshme, ndonëse Demokracia.com ka provuar t’i dërgojë pyetje edhe aty.

Pak ditë më parë në KTV ndodhi një përplasje në mes Rron Gjinovcit dhe gazetares Dafina Demaku, e cila është vajzë e dëshmorit.

Duke u thirrur në procesin e Hagës, Gjinovci në një moment flet sikur të ishte zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Ti po m’kallxon për UÇK-në. Ti s’ke çka m’kallxon kurgjo. Unë e di për UÇK-në, e kam marrë vesh në Hagë… Përjcellne procesin në Hagë… Mbi 100 viktima shqiptare nga njerëzit që akuzohen dhe janë sot në Hagë. Qekjo është e vërteta e UÇK-së dhe e jotja”, thotë ndër të tjera, Rron Gjinovci.

Pos kësaj, ai shkoi edhe më tutje më akuza e linçime ndaj gazetares.

“Ti je pa inteligjencë…Ti je praprambeturinë…Ti je pa moral…Ti s’ke aftësi me kuptu…Ti angazhohesh për interesa të dyshimta…Ti angazhohesh kundër interesit të shtetit…Ti je kurrëkushi…Rusia ju shtin me fol…e thonë raportet ndërkombëtare…”, tha ai.

Më pas gazetarë të shumtë e njerëz të shoqërisë civile, kryesisht në rrjetin social e kanë dënuar gjuhën linçuese të Gjinovcit. /Demokracia.com/

Exit mobile version