Lajme
“Fqinjtë janë rrahur për ndaljen e ujit, polici ndërkombëtar e ka shkruajtur se janë rrahur për motive politike”
I dënuari në rastin Bllaca z. Shpresim Uka në një intervistë të mëhershme për emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës kishte treguar se një polic ndërkombëtar ka raportuar rrejshëm sa i përket disa rasteve të pasluftës.
Ai ka treguar se një rast se “fqinjtë e tij e kanë rrahur një Nezir në një fshat për shkak se ky i fundit ua ka ndalur ujin dhe e ka shti në arën e tij, dhe këtë rast një polic ndërkombëtar e ka shënuar si rast për motive politike”.
Gjithashtu, ai ka treguar edhe një rast i cili kishte ndodhur në Llap, i cili një person ishte plagosur për motive personale dhe xhelozie dhe atë rast e kanë shënuar si rast për motive politike.
VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=wiHWCbbekEY