Epilogu

Fundi i epokës së Bahtirit: Në sondazhet e fundit ka rënë në 37%, ndërsa Bedri Hamza fiton pa balotazh

Kryetari aktual i Mitrovicës z. Agim Bahtiri kishte bërë premtime të jashtëzakonshme në vitin 2013.

Nga fabrika e kërpurthave, nxehja e shkollave me bërthama të kumbullave, kontejnerë nëntokësor, fabrika të qumështit etj.Por, atë vit, ai deklaroi edhe diçka që tingëllonte vetëdashuri. Me vetëbesim, Bahtiri thoshte se shumë njerëz kanë qajtë duke i dëgjuar diskutimet dhe premtimet e tij.

Madje, ai thoshte se janë të rrallë qytetarët që nuk e mbajnë fotografinë e tij në kuletë.Por, pavarësisht premtimeve dhe shpresës së qytetarëve për të, në fund premtimet nuk janë realizuar dhe dëshpërimi në Bahtirin ka marrë masa të mëdha.

Tani në sondazhet e fundit është vërejtur një rënie e vazhdueshme e Bahtirit. Shifrat në sondazhe e nxjerrin kandidatin e VV-së nga 35% deri në 37%. /jepi ze/

Poashtu, edhe gazetari Arben Ahmeti duke ju referuar sondazheve ka thënë se gara në Mitrovicë është e mbyllur, si dhe Bedri Hamza fiton pa balotazh.

Exit mobile version