Epilogu

Funksionon koalicioni PDK-NISMA, zgjedhet Rektori i Universitetit të Mitrovicës

Këshilli i Drejtues i Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” të premten ka zgjedhur rektorin e këtij universiteti.

Me nëntë vota për të këtij këshilli, Alush Musaj është rizgjedhur në pozitën e rektorit të Universitetit “Isa Boletini”.

4 nga 9 anëtarët e Këshillit Drejtues i takojnë realisht vijës së subjektit politik NISMA, duke e pasur parasysh faktin se 4 anëtarët janë emëruar direkt nga Ministri i Arsimit i cili i takon partisë së Nismës së Fatmir Limajt.

Për Musajn kanë votuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, teksa tre kandidatët tjerë nuk kanë marrë vota.

Në garën për rektor kanë qenë edhe Islam Fejza, Blerim Baruti dhe Qazim Tmava.

Exit mobile version