Aspirinën, përpos përdorimit si antiinfamator, mund ta përdorim dhe si maskë.
Për këtë mjaftojnë tre aspirina dhe pak ujë:
1. Mban lulet e freskëta
Tretja e dy apo tre aspirinave në vazon me ujë të luleve do të bëjë që këto të fundit të lulëzojnë më gjatë.
2. Trajton kallot
Për të trajtuar kallot e këmbëve ju mund të bëni një pastë me 6 aspirina të grimcuara, lëng limoni dhe pak ujë. Këtë masë vendoseni mbi kallo dhe fiksojeni me një letër celefoni për 15 minuta. Këshillohet që kjo pastë të vendoset vetëm mbi kallo, pasi lëkurën e shëndetshme mund ta dëmtojë.
3. Kundër zbokthit
Për të kontrolluar zbokthin, ju duhet të shtypni 2 aspirina dhe ta aplikoni këtë maskë në flokë të njomë për disa minuta. Shpëlarja me uthull molle, ose larja me sodë buke të tretur në ujë do t’ju ndihmojë gjithashtu me këtë problem.
4.Qetëson aknet
Aplikimi i pastës së krijuar nga një aspirinë e shtypur dhe pak ujë mund të ndihmojë në kurimin e puçrrave apo akneve.