fbpx
Lajme

Tomë Gashi: O papaka, o të poshtër, Veton Surroi nuk është si ju, s’jep ryshfet

Avokati i cili njihet për qëndrimet e tij publike pro Vetëvendosjes, ka mbrojtur publikisht Veton Surroin pas publikimit të mediave rreth skandalit të Brezovicës. Sipas mediave për projektet e Gazetarit Veton Surroi është dhënë ryshfet në Brezovicë.

Avokati Tomë Gashi ka shkruar se “Mos e ngaterroni Veton Surroin me vetveten!O papaka, o te poshter,O te mjere , asnji here , ne asnji rrethane as nuk ka marr e as nuk ka dhan Veton Surroi asnji cent ryshfet.Vetoni nuk eshte ju”.

Publicisti kosovar, Veton Surroi, s’ka bërë kurrfarë reagimi në lidhje me pretendimet e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për dyshimet e përfshirjes së “Stella Consulting”, kompani kjo ku vetë është një nga aksionarët, në një aferë të dhënies së ryshfetit për ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, në këmbim të lejeve ndërtimore për shtëpiza dhe objektin hotelier në Brezovicë.

Surroi është një prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting” me 30 % të aksioneve derisa pjesën tjetër të aksioneve e ka Gentjan Sula me 70% .

Siç ka raportuar dje “Kallxo.com”, ish-kreu i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dyshohet se ka marrë 410 mijë euro ryshfet nga kompania “Stella Consulting” në këmbim të dhënies të lejeve.

Prokuroria pretendon se ish-kryetari Nikoliq ka pranuar 210 mijë euro ryshfet për dhënien e 21 lejeve ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin “Stella Consulting”, si dhe 200 mijë euro të tjera për lejen ndërtimore të objektit hotelier “Stella Consulting”.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close