Epilogu

Gani Geci: Memli Krasniqi e Uran Ismaili asnjë të keqe nuk ja kanë bërë Kosovës

Shkruan: Gani Geci

Te dashur miq, Ne të LDK-së duhet ta falenderojmë përzemërsisht presidenten e Republikës së Kosovës për veprimet e saj konstruktive politike.Me veprimet e saj politike e shtyri të jap dorëheqje Isa Mustafën dhe filluan reformat e thella dhe të jashtëzakonshme në LDK, reforma të cilat sollën sukses shumë të mirë në LDK.Gjithashtu me veprimet e saj politike u bënë reforma edhe në PDK edhe kjo parti kaloj në duar të Prishtinës, fundi fundit as Lumir Abdixhiku e Përparim Rama, e as Memli Krasniqi e Uran Ismaili asnjë të keqe nuk ja kanë bërë Kosovës e as kosovarëve, me këto reforma LDK edhe PDK korren rezultate shumë të mira në zgjedhjet e 17 tetorit.

Dhe së fundi me veprimet e presidentës u thye arroganca e majtë komuniste edhe në LVV dhe tani nëse presidentja nuk mundet me bind LVV dhe lideri u tyre Albin Kurti ti pranoj këshillat politike Amerikane edhe projektin Amerikan për GASSIN, mbajeni mend se presidentja do të mund të marrë hapa tjerë politikë për ti përmbushur kërkesat e miqëve tanë amerikanë si në rrafshin politik për bisedimet me Serbinë si në rrafshin ekonomik përfshirë këtu projektet Amerikane për Ballkanin Përendimor.Pra, mbetët për tu parë çfarë instruksionesh do ti japin presidentes në Amerikë në Samitin për Demokraci.Tani për tani e vetmja lidhje e Kosovës me Amerikën eshtë presidentja jonë pro-Amerikane.

Exit mobile version