fbpx
Lajme

Remi: Rugova urdhëroi katër kryetarë të degëve t’i shërbejnë UÇK-së përmes meje

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa i njohur si ‘Remi’, e kishte lartësuar shumë figurën e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai e ai çmon lart veprën e tij, duke e quajtur si figurë të jashtëzakonshme kombëtare. Ai ka theksuar se “Rugova i ka urdhërdhuar kryetarët e degëve të Podujevës, Prishtinës e Obiliqit e Fushë Kosovës që të vuhen në shërbim të UÇK-së tek unë, pastaj kanë ardhur tek unë”

“Është figurë e jashtëzakonshme e kombit tonë. Ka qenë udhëheqës i shqiptarëve të mbetur në Jugosllavi, I ka mobilizuar, mobilizimi i tij i ka kontribuar njohjes së njerëzve dhe përgatitjes për luftën çlirimtare. Mua personalisht me ka ndihmuar shumë organizimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kam njohur personalisht z. Ibrahim Rugova”, ka thënë Mustafa në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini.

‘Remi’ thotë se Rugova e humbi rastit që të jetë komandant i forcave të Kosovës që organizoheshin asokohe.

“Ai nuk ishte i aftë që ta përgatisë veten që ta merrte atë përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Ai thotë se atëbotë lideri politik i UÇK-së, Adem Demaçi, kishte komunikim shumë të mirë me presidentin Ibrahim Rugova rreth organizimeve çlirimtare. Megjithatë, Remi thotë se as tash e sa kohë pas luftës nuk ka arritur ta mësojë se pse Rugova nuk qe i gatshëm ta merrte përsipër organizimin e luftës në Kosovë.


Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close