fbpx
Lajme

Gani Geci për policin e plagosur: ”Nuk është i joni”

Mbrëmë në Skënderaj pas një mosmarrveshje ndërmjet policëve e disa qytetarëve, dy nga policët mbeten të plagosur.

Njëri nga të dyshuarit e kësaj ngjarje është edhe ish nënkyetari i komunës së Skenderajt, ish deputeti i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

E sipas raportimeve, njëri nga policët e plagosur është Mërgim Geci

Gazeta Nacionale, ka kontaktuar me ish deputetin e LDK-së, Gani Gecin, për të pyetur nëse kjo ngjarje lidhet me të, ose nëse ka lidhje familjare me policin e plagosur.

Geci mohoi se ka ndonje lidhje familjare me të.

“Jo, jo, jo nuk është i joni. S’kemi na as në TMK as në FSK as në polici asnjë hiq. Njo e kemi pasë në polici edhe ky ka dalë në penzi. S’osht i joni, Gec tjetër është ai.”ka tënë Gani Geci.

Nuredin Lushtaku e ka konfirmuar prezencën e tij në stacionin policor për këtë rast, duke theksuar se detajet do t’i bëj publike pas përfundimit të hetimeve.

Kujtojmë se për rastin, policia është në kërkim edhe të djalit të Nuredin Lushtakut, cili endë nuk është kapur nga polica.

Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, bëhet fjalë për Arbër Lushtakun, i lindur në vitin 2003.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close