Epilogu

Gani Geci: Rexhep Selimi e ka shpërnda luftën në Kosovë, pa të s’ish shpërnda lufta

Gani Geci pavarësisht kritikave në të kaluarën, këtë herë në një emision në T7 e ka lavdëruar rolin e z. Rexhep Selimi para dhe gjatë luftës së Kosovës.

Ai ka thënë se pasi është rikthyer e ka shpërndarë luftën gjithandej në Kosovë.

“Rexhep Selimi ka pasur kontakte të vazhdueshme me Xhavit Halitin dhe kjo është e vërtetë, në telefonin e bacit Shani gjithë ka folë me Xhavit Halitin, dhe pasi ka ardhur Rexhepi e ka shpërnda luftën, na mujna me thanë çkadush, por Rexhep Selimi ishte personi kryesor që e ka shpërnda luftën në Kosovë, pa Rexhep Selimin s’ka mujtë me u shpërnda lufta sepse ai ka shkuar në të gjitha pikat”.

Gjatë intervistës Gani Geci poashtu ka folur edhe për Hashim Thaçin duke treguar se e ka pritur 45minuta një patrullë të policisë për t’a sulmuar por ajo patrullë nuk kishte shkuar dhe më pastaj Thaçi ishte dënuar me 10 vjet burg për vrasje në tentativë.

Exit mobile version