Geci: Tu shku në Prizren u plagos Sami Lushtaku, Selimi e ka nxjerr mortajën
Ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci ka treguar ekskluzivisht për disa raste të kohës së luftës. Ai ka treguar se ai ka pasur raporte të mira me Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin dhe asnjëherë nuk kanë pasur ndonjë problem.
Ai më tutje ka treguar se “Tu shku për Prizren Samiu u plagu në këmbë e janë edhe filmat e televizionet, e unë kam provu me shku e me ju ndihmu kudo që janë kanë po pastaj këta kanë ardhë, e Syla e ka nxjerr mortajën prej gepekut e i ka shpëtu edhe shokët e kanë dal pastaj, e ne kemi pasur raporte të shkëlqyeshme”.
Gani Geci ka treguar pastaj se problemet kanë ardhur prej Zvicrës se asnjë problem brenda vetes nuk e kanë pasur në Drenicë.
Një video që qarkullon që sa kohë në internet e siguruar nga Associated Press shihet vendi se ku ishte plagosur Sami Lushtaku më 27 prill 1998 afër fshatit Krushë e Madhe.
Në BMW kanë qenë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Ilaz Kodra (dëshmor) dhe Hoxha nga Fshati Jashanicë. Gjithashtu në kamion dhe në veturën tjetër kanë qenë ushtarë të UÇK-së të cilët kanë rënë në një pritë nga forcat çetnike serbe dhe gjatë luftimeve është plagosur Sami Lushtaku në këmbë, Hoxha në dorë dhe Ilazi është gërvishur në ballë.