Ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci ka dhënë shpjegimin e tij për takimin me sekserin e Kryeministrit Kurti z. Shaban Likaj. Sipas tij, fillimisht ai nuk i besoi se ishte i dërguari i Kryeministrit Kurti. Por më pastaj, ai ia kishte treguar fotografitë dhe mesazhet në whatsapp ku e dëshmonte një gjë të tillë.
Gani Geci ka theksuar se “unë asnjëherë kurrë kurgjo nuk i ngjes, dhe këto për Albin Kurtin janë të vërteta”.
Ai ka theksuar më tutje “se si mund ta shes votën time 1000 ose 2000 me e kontrabandu në një parti tjetër”.
Gani Geci duke e treguar rrëfimin e tij në ATV, ka treguar se veprimi i Albin Kurtit ishte si i Hashim Thaçit që ka shkuar në ora 02:00 të natës tek shtëpitë e deputetëve.
Dje është publikuar hulumtimi nga gazetari Vehbi Kajtazi se si sekseri i Kryeministrit Kurti kishte shkuar tek familja Geci për t’i joshur ata me poste të ndryshme, në këmbim të votës së deputetes Marigona Geci.
https://www.youtube.com/watch?v=MxskdedQyhI VIDEO min 30:00