fbpx
Lajme

Gani Geci: Vjosa Osmani nuk do t’i mbronte interesat e VV’së as po të ishte pjesë e këtij subjekti

Ish-deputeti dhe anëtari i LDK-së, Gani Geci ka reaguar ndaj një deklarate të Shefit të Grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ku thekson se qëndrimet e kryeparlamentares Vjosa Osmani, janë në përputhje me ato të Vetëvendosjes.

Geci thotë se po të ishte Osmani nënkryetare në LVV nuk do t’i mbronte interesat e kësaj partie.

“Me pas qenë Vjosa nënkryetare në LVV kurrë s’kish mujtë me i mbrojtë interesat LVV qysh po i mbronë nga pozicioni i nënkryetarës së LDK-së”, ka shkruar Geci.

Postimi i plotë:

Prandaj LDK është parti e qendrës së djathtë evropiane, ku secili mundet të mendoj si të dojë dhe të votoj si të dojë.

Me pas qenë Vjosa nënkryetare në LVV kurrë s’kish mujtë me i mbrojtë interesat LVV qysh po i mbronë nga pozicioni i nënkryetarës së LDK-së.

I kishin pas thanë Fatmir Limës kur u bë ministër i Ministrisë së Telekomunikacionit nga PDK -ja, ndrroje sekretarin e ministrisë së se është i LDK -së jo kish pas thanë kurrë se ndrrojë se me pru të PDK-së, kurrë s’më ngon si ky i LDK-së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close