fbpx
Lajme

GAP e liston Komunën e Mitrovicës me më së shumti premtime të realizuara, Bedri Hamza me 92.6 % të premtimeve në realizim e sipër

Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024.

Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut që drejtohet nga Bedri Hamza është një prej komunave me numrin më të madh të premtimeve të realizuara, ndonëse mandat i mbetur nga qershori 2024 deri në fundin e vitit 2025 kur priten të mbahen zgjedhjet janë rreth 1 vit e gjysëm.

Për këtë ka shkruar edhe Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani, i cili ka thënë se me 92.6 % të premtimeve të realizuara ose që janë në realizim e sipër, në vetëm 2 vite e gjysëm të qeverisjes së tij, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, është kampion i realizimit të premtimeve.“Sipas matjeve të Institutit GAP, 69 premtime të përmbushura, 15 gjysëm të përmbushura, 30 të filluara nga 123 premtime gjithsej. Kryefjala është puna!”, ka shkruar Shabani. /Demokracia.com/https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffahri.shabani.1%2Fposts%2Fpfbid0cxFh4KTefjMNukoxTfdbkYTYaU1MSusbC89yacKBVFpt68vcjVw1MmbFe6ahvYEwl&show_text=true&width=500

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close