Epilogu

Gashi thotë se edhe VV ka tentu me u ba dosta me prokurorinë, përmend 300 mijë euro të sekserit Frandaj

Shkruan: Kreshnik Gashi

Është fakt 300 mijë eurot për Haxhi Dërgutin ish-kryeprokuror i Apelit i kontraktojke Liridon Fandaj. Liridoni ka qenë njeri me pushtet në Vetëvendosjen e Suharekës. Nuk jane as kta të VV-se qe nuk kan tentu me u bo dosta me prokurorinë që tash po e shajnë.

Kryeministri Kurti shpërfillte rrezikun nga pandemia dhe e përshëndeste ngrohtësisht Liridon Fandajn, kur vizitonte Suharekën.

Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshëm shtrëngonte duart ngrohtësisht me Fandajn, si miq të kamotshëm.

Por, njeriu i respektuar shumë nga Kurti e Sveçla del të jetë person qe vepron në kundërshtim me deklarimet e Kurtit e Sveçlës.

Ai dyshohet se është i përfshirë në dy skandale të mëdha. Në rastin e subvencioneve për të cilin është arrestuar më herët, por edhe në një rast tjetër të madh

Në rastin e ryshfetit që përfshinë njerëz me ndikimin në sistemin prokurorial.

Emri i tij është përmendur në dosjen e sekserëve që blinin ndikimin e kryeprokurorit të Apelit. “Kallxo Përnime” ka publikuar rrëfimin e biznesmenit Sali Dakaj i cili pretendon se i dha 150 mijë euro përmes Liridon Fandajt, që lënda e një borxhi prej 3.5 milionë euro të kthehet në favor të tij, shkruan Gazeta Insajderi. Biznesmeni Dakaj ka treguar se e kishte një lëndë në Gjykatën e Prishtinës, një përmbarim borxhi, dhe gjatë kohës sa ka pritur të merrej vendimi, tek ai kishte shkuar Liridon Fandaj, i cili i kishte thënë se një shok i tij, Hasan Morina, e ka një lidhje në Prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit. Fandaj i kishte thënë Dakajt se nëse pranon t’i japë 300 mijë euro lënda kthehet në favorin e tij, përndryshe do ta humbte lëndën.

“Unë e kam pas një lëndë ne Gjykatën e Prishtinës, një përmbarim borxhi me kompaninë “ExCom” dhe gjatë kohës sa kam pritë me u kry vendimi, tek unë ka ardhur Liridon Fandaj i cili me ka thanë se një shok i tij, Hasan Morina, e ka një lidhje në prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit dhe nëse ti pranon me i dhanë 300 mijë euro lënda kthehet në favor tëndin, përndryshe ke me hup lëndën. Unë duke e pa që lënda nuk po kryhet u detyrova me i gjetë borxh 150 mijë euro dhe ia kam dhanë Hasan Morinës, i cili më ka thënë se bashkë me Liridon Fandën ia kanë çu në shtëpi Haxhi Dergutit” – theksoi Dakaj për emisionin “Kallxo Përnime”.

Ish- asamblisti i VV-së në Suharekë ishte arrestuar për mashtrim me subvencione

Fandaj ishte një nga 11 të arrestuarit nga Policia e Kosovës.

Exit mobile version