fbpx
Lajme

Gazeta gjermane në 1999: Enver Maloku kishte mosmarrëveshje me Rugovën sa i përket UÇK-së

Gazeta TAZ / Die Tageszeitung, njëra nga gazetat më të njohura gjermane, kishte shkruar për figurën e Enver Malokut më 13 janar 1999. Mediumi gjerman kishte treguar për disa mosmarrëveshje mes kreut të LDK-së z. Ibrahim Rugova dhe Enver Malokut. Arsyeja ishte qasja ndaj UÇK-së.

“Vitin e kaluar pati mosmarrëveshje mes Malokut dhe kryesisë së lëvizjes kolektive kosovaro-shqiptare “Bashkimi Demokratik” nën Ibrahim Rugovën. Ndërsa lideri shqiptar Rugova fillimisht dyshoi për “provokatorët serbë” pas ushtrisë së re të nëndheshme shqiptare UÇK dhe dënoi bastisjet e tyre në stacionet e policisë dhe kazermat, Maloku ushtronte gjithmonë përmbajtje në raportimin për rebelët“.


Më 20 tetor 1998, Enver Maloku do ta botonte një shkrim në gazetën “Bota Sot”. Enver Maloku, përmes këtij opinioni, do të ngriste shqetësimin përse Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar nuk po i pengonin ata që vetëm flisnin për pavarësi, por po i pengonin vetëm ata që vepronin për pavarësi. Më pak se tre muaj më pas, më 11 janar 1999, Enver Maloku do të vritej para banesës së tij në Prishtinë.

Ai në këtë shkrim e mbështeste UÇK-në dhe e kritikonte politikën paqësore të kohës. Ai në këtë shkrim thoshte se “ekstremistë shqiptarë” nuk do të kishte po të mos kishte politikanë që vetëm flasin, por nuk punojnë e veprojnë“.

Më tutje i ndjeri Enver Maloku shkruante se “Një pjesë e zhurmshme e politikës kosovare është propagandë për liri e pavarësi të Kosovës. Ka kaq shumë propagandë sa opinioni është ngopur me të, mirëpo, së paku deri më tash, me propagandën politike për pavarësi jetojnë relativisht mirë grupacionet e individët

Sigurimi shtetëror e ka vrarë Enver Malokun. Maloku ka qenë i angazhuar në qendrën informative të Kosoves. Ka qenë redaktor i gazetës “Bujku” dhe krahu i djathtë i Rugovës. Këtë vrasje e ka organizuar këshilltari i shefit të sigurimit shtetëror Lutfi Ajazi pseudonimi i të cilit ka qenë Luti (djeksi) e Shefi i repartit të parë Zoran Moravqeviq. Ata e kanë mbajtur në survejim në mënyrë që të gjenin kohën dhe vendin e përshtatshëm për ta vrarë ne fund të 1996 dhe fillim të 1997 para se unë te ikja nga Kosova. Ka qenë e planifikuar të vritet me 1997-98, sepse gazetat e tijë kanë shkruar kundër politikës së Millosheviqit. Ato kanë qenë disa nga gazetat që në menyrën më të ashpër e kanë kritikuar Millosheviqin. Për motive te tila ai duhej të vritej. Personeli i sigurimit shtetëror kishte marrë vendim për një aksion të tillë. Ka qenë e ditur qe ai do të vritej ose te arrestohej. Dikujt sikur që ishte ai nuk duhet të i lejohej të punonte në liri. Personat e lartpermendur haptas kanë kerkuar që Maloku duhet të vritej. Hapur janë shprehur për vrasjen e cdo shqiptari i cili ka qenë kundër sisitemit. Vrasjet e këtilla janë kryer pa deshmitarë, keshtu vepronte sigurimi shtetëror. Njerëzit që nuk i përshtaten eliminohen. Këto aksione ishin të efektshme dhe perfundonin brenda 5 deri 10 minuta. Franjo Maliq, Dragan Babovic dhe M…. Kelmendi (shqiptar, emrin nuk do ta publikojmë) kane qenë pjesëmarrës në pergaditjen e kësaj vrasje. Miratimin për këtë vrasje e ka dhene shefi i sigurimit shtetëror Milan Lakovic“.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close