Epilogu

Gazeta Hoxha flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Si ndodhi ngjarja, përmendet FARK-u

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për kolonelin Ahmet Krasniqi, i cili 24 vjet më parë është vrarë në Tiranë, rrethanat e së cilës ende nuk dihen as sot, raporton Paparaci.

Ai tha se më 21 shtator të 1998-s, ngjarja ka ndodhur me një distancë jo më larg se 30-40 metra nga redaksia e gazetës shqiptare.

“Ai u vra në një rrugicë, gazetari Ali Ukaj është vrarë përpara. E përfshij atë në tre raste, që Shqipëria ia ka për detyrim Kosovës t’i kthej përgjigje. I pari është Remzi Hoxha nga Kaçaniku, i cili nuk dihet për të dhe s’ka kufomë dhe të arrestuar për të. Rasti i tjetër është i komandantit të UÇK-së, Ilir Konushevci në Tropojë. E kam ndjekur atë histori dhe i barazoj këto tri raste”, shtoi ai në T7.

Po ashtu, Hoxha tha se ngjarja e Azem Hajdarit ka lidhje me ngjarjen e komandantit të UÇK-së, lir Konushevci.

“Kjo ngjarje e komandant Mërgimit ka lidhje me Azem Hajdarin”, deklaroi gazetari nga Shqipëria.

Ai po ashtu tregoi edhe për një ngjarje, teksa përmend ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, Ahmet Kransiqi.

“Unë ndiqja ngjarjet në Tropojë dhe pash njerëz jo që ishin nga Kosova, por që kishin uniforma të FARK-ut dhe stema të UÇK-së. Dhe pjesëmarrja e tyre bëri një figurë të keqe, sepse agjencitë tona atëkohë policia dhe SHIK-u që personat që marrën pjesë kanë ardhur nga baza ku stërviteshin pjesëtarë të FARK-ut, FARK-u drejtohej nga ministri Ahmet Krasniqi dhe iu faturua atij. Isha kurioz, kisha dëgjuar për Tahir Zemajn, duke pasur eksperiencë ushtarake mund të mundësohej një hyrje në Kosovë nëpërmjet zonës së Zogajve ose Tropojës”.

“Ka pasur dyshime për persona të shërbimit sekret të Shqipërisë që drejtohej nga Fatos Klosi. Në hulumtimn që e kam bërë më rezulton se këto ngjarje ka lidhje me njëra-tjetrin. Atentati në maj ndaj komandant Mërgimit, 12 shtatori vrasja e Azem Hajdarit, 13 shtatori sulmi ndaj kryeministrisë dhe përfshirja e njerëzve të FARK-ut, 14 shtatori marrja e kryeministrisë, parlamentit dhe televizionit publik po ashtu nga njerëzit e armatosur me uniformën e FARK-ut dhe data 21 kur ekzekutohet Ahmet Krasniqi. Për këtë fakt, autoritetet në Shqipëri duhej ta zbardhnin rastin. Asnjëherë këto raste s’janë zbardhur për faktin se është përfshirë politika”, theksoi ai.

Exit mobile version