Epilogu

Gazetari britanik: Thaçi i ra me grusht tavolinës në Bruksel, Kosova është e pavarur dhe pikë

Pavarësisht se ish Kryeministri dhe Presidenti Hashim Thaçi nuk kishte treguar asnjëherë detaje për tensionet brenda bisedimeve në Bruksel, duket se vite më parë kishte tension të madh gjatë bisedimeve.

Po ju sjellim raportimin e Gazetarit dhe analistit britanik, Tim Judah:

Kryeministri serb, Ivica Dacic gjatë bisedimeve (të mëhershme) për Kosovën në Bruksel shumë shpesh është larguar nga takimi që të shkëmbente SMS me Aleksandar Vucicin, zv/kryeministrin e parë të Serbisë. Sipas burimeve mirë të informuara, Vucic i thoshte Dacicit përmes SMS-ve që pas përmbylljes së marrëveshjes ka për qëllim ta rrëzojë Qeverinë, që do të thoshte se edhe do t’ia tregonte vendin”, shkruan analisti britanik, Tim Judah për britaniken “The Economist”.

Judah shkruan se kjo ka qenë arsye për shkak të cilës zyrtarët e BE-së kanë insistuar që Vucic të jetë i pranishëm në bisedimet e djeshme (e martë).

“Nëse ideja e tyre ka qenë që edhe ai të merr një pjesë të përgjegjësisë që pala serbe të pranojë marrëveshjen, ky plan është treguar kontraproduktiv”, konstaton Judah, transmeton ORAinfo.

Judah shkruan se Thaçi në raundin e djeshëm të dialogut, ka treguar se “emocionalisht është i papërgatitur” që të ballafaqohet me dy negociatorë nga Serbia, kështu që, sipas burimeve, në bisedime e ka ngritur tonin dhe i ka rënë me grusht tavolinës. Thaçi kishte deklaruar se Kosova është e pavarur dhe nuk i intereson kushtetuta e Serbisë.

Ndërsa Dacic ka theksuar se Vucic në bisedime gramatikisht i ka ofruar dorëheqjen, gjë që ai nuk e ka pranuar, sepse kjo do të thoshte edhe rënie e qeverisë serbe.

Gjatë ditëve të ardhshme, diplomacia e jashtëzakonshme do të tentojë që ta shpejtojë procesin negociator, ku një pjesë të prestigjit të saj do ta ‘hipotekonte’ para së gjithash baronesha Catherine Ashton, kurse në rast të arritjes së marrëveshjes, Dacici dhe Thaçi mund të jenë kandidatë potencialë për Çmimin Nobel për Paqe, thekson analisti britanik, Tim Judah.

VIDEO: https://www.dailymotion.com/video/x3f2hp6?fbclid=IwAR1x-1unpeNePH5A21jibJuq9H2XRJZ7-ySDuKa3v2UwUeDePCmIQsohcuo

Exit mobile version