Epilogu

Gazetari dje paralajmëroi: Trupi është lokalizuar nga zhytësit, por s’po tërhiqet sepse nesër do të shkojnë trupat e FSK dhe pushteti do ta përdorë për propagandë

Është gjetur trupi i mërgimtarit që ka humbur jetën në Ujman.

Dje gazetari mitrovicas, Shkumbin Kajtazi, ka treguar se është lokalizuar trupi i pajetë i mërgimtarit, por që është dhënë urdhër për të mos e tërhequr trupin për arsye se nesë do të shkojnë trupat e FSK-së dhe të njëjtët do ta shfrytëzojnë për propagandë politike.

Ky është postimi i gazetarit gjatë ditës së djeshme:

E di qe ju duket e pabesueshme, qysh po me doket edhe mu, por shteti qellimisht po e zhagit gjetjen e trupit te 33 vjeçarit qe u mbyt ne Ujman. Kjo eshte poshtersi. Qe pse:

Qellimi eshte qe ky rast m’u perdor nga pushteti per me çu FSK-ne ne veri, edhe me keqperdor kete mision shpetimi brutalisht per propagande.

Nga info te sigurta nga zhytesit, vendi ku dyshohet se eshte trupi eshte lokalizu nga disa mjete qe i posedojne ata. Por, ju eshte kerku qe “mos m’i jep zor, se neser vijne FSK-ja”.

Sipas infove te sigurta, KFOR-it i eshte bere presion per t’i dhene FSK-se leje, me arsyetimin per mision kerkimi. KFOR-i natyrisht qe ia ka dhane lejen sot, dhe FSK-ja po behen gati dhe me se largu ne 8 ne mengjes shkojne e nxjerrin trupin.

Per cka krejt kjo? Vec per me u perdor per propagande nga ky pushtet, i cili nuk ka qene ne gjendje me vendos te pakten nje tabele ne ate ure qe ndalon kercimin. Perkundrazi, e paten promovu.

Ama pse?! FSK-ja eshte dergu ne vitin 2015 ne operacion kerkim-shpetimi ne veri, s’ka ndonje risi. Ama, pse jo, ky pushtet e di qe elektorati harron dhe mund t’ua shesin kete “sukses”.

Po me dhemb aq shume kjo cka po e kuptoj nga njerez qe jane angazhu direkt ne kete kerkim dhe kane derdh mund ndershmerisht, sa s’mundem pa e thane: keta njerez shkelin mbi viktima per pak propagande. E tmerrshme.

Exit mobile version