fbpx
Lajme

Gazetari: Një ministër më ka treguar katër ditë para ngjarjes së Kumanovës, këta e montuan rastin

Shkruan: Pleurat Salihu

Po shkruaj i fundit për rastin KumanovaOrganizimin për t’i dërguar djemtë në atë kurthë të Kumanovës, selinë e ka në Kosovë. Nuk janë agjentë bullgarë dhe as rumunë e ksi fore të Titës. Janë shqiptarë të Kosovës, ish-bashkëpartiakët e heroit Beg Riza, bashkë me një shqiptaro-maqedon dhe një serb që është paraqitur si fëmij shqiptari mirëpo i birësuar nga një qift serb. 4 ditë më herët i kam pasur informacionet dhe dëshmitë nga një ish-deputet dhe më vonë ministër i infrastrukturës në koalicionin PAN.

Kam qenë gazetar tereni në Rrokum TV, por, nuk ka qenë guximi që të plasohet ky lajm nga drejtuesi i këtij mediumi. Madje po i citoj fjalët që më janë thënë; Është temë e randë dhe shumë e nxehtë dhe nuk po du prej neve me u ba lajm.Pas një kohe ua kam thënë me emër dhe mbiemër disave prej djemve të grupit që sot po e vuajnë burgun në dy burgjet e Maqedonisë, po nuk e di a nga frika apo çka! Nuk e përmendën më. Ju kam thënë që edhe mund ta dëshmoj para organeve ligj-zbatuese që vetëm të dihet e vërteta, ata heshtën si me dashje.

Djemtë nuk janë terrorista, dhe nuk kanë shkuar për pushtet, a që kanë pasur inati, mëri, smirë dhe urrejtje për Ali Ahmetit, është shumë e vërtetë. Disa nga djemtë i njohë mirë e ua di shumë mirë të kaluarë dhe e them me përgjegjësi të plotë. Ata që i njohë e sot janë në burgje, lidhje me patriotizëm dhe të drejtat e shqiptarve nuk kanë. Madje ka prej tyre që edhe janë marrë me punë të pista. Pra, leni kopallat e trimërisë, e thirreni njerin që ua kam treguar juve grupit. Nuk po më interesojnë pasojat pas kësaj që po e them, po e bëjë për t’ju treguar se, vetëm llomotitje po bëni ndërsa nuk e dini rastin dhe kronologjinë e ngjarjes.

Kur të doni dhe si të doni, para kujt të keni dëshirë do ta them edhe më gjatë e me argumente atë që e di për këtë grup. Kam dëshmitarë, se a dojnë të dëshmojnë varet nga ta. Unë jam i gatshëm, siç kam qenë i gatshëm ta them gjithmonë të vërtetën.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close