Gazetari Mentor Gjergjaj ka shkruar një status pas raportimeve se Rusia financoi Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Ai ka shkruar se eksponentët e PD-së u kanë dhënë krah kundërshtarëve të shkëmbimit të territoreve në Kosovë.
E gjitha sipas tij ishte bërë duke cilësuar se një marrëveshje e tillë është projekt serbo-rus.
Postimi i plotë:
FAKT: Shumë pak kohë mas periudhës kur PD-ja [në Shqipëri] po del se paska pas marrë pare nga Rusia, drejtues e eksponent tjerë të saj, me qaq sa kanë pas ndikim, janë kanë angazhu intensivisht që me ju dhanë krah në Kosovë kundërshtarëve të arritjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
Arsyetimi në të dy anët ka qenë se gjoja marrëveshja finale që përflitej asaj kohe e parashihte shkëmbimin e territoreve. E ky sipas tyre ishte projekt serbo-rus.
Shtinjani lapsin vet tash.