Gazetari i cili kishte përballë liderin e BDI-së z. Ali Ahmeti, në emisionin Gazeta Demos i transmetuar në kanal10, e ka pyetur Ali Ahmetin për ngjarjet e eskalimit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe lidhshmërinë me Grupin Kumanova.
“Mund të përgjigjeni shkurtë, meqë jemi në fund të emisionit, një informacion që ka ardhur për redaksinë kur dita e 27 prillit çështja e problemit të parlamentit, ku provohet të pushtohet parlamenti, thuhet se Ivanov, pothuajse pati vendosur ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe kishte një synim mbrapa, që këta djem kinse të ekzekutohen, pastaj qoftë me ndërhyrjen e Ali Ahmetit, qoftë me atë të Bonstillit kjo nuk u bë. Domethënë amerikanët nga Bonstilli kanë ndërhyrë, keni informacione për këtë“. Kjo ishte pyetja e gazetarit për Ali Ahmetin.
Ali Ahmeti u përgjigj në këtë pyetje, duke shtuar se “Këtu ka edhe keqinterpretime, keqdeklarime, një gjë të tillë e ka deklaruar Zoran Zaev që ka materiale nga Bonstilli, që nuk qëndronte, nuk ishte…! Zhvillimet e Kumanovës, kemi një çështje tjetër me 27 prill, do të thotë ka qenë vërtetë situatë kogja e rënduar, dhe gati në një shpërthim të një konflikti, e pakontrollueshme, apo të një lufte mes një etnie. Në këtë situatë Agim Nuhiu ka qenë Ministër i Brendshëm, Agimi ka menaxhuar me ministrinë e Brendshme dhe drejtori i policisë nuk i ekzekutonte vendimet e ministrit dhe ministri mori komandën vet dhe futi njësitë brenda Kuvendit të Maqedonisë, shpërndau protestuesit, dhe futi gjendjen në kontrollë“.
Ai më tutje dha një emër se kush duhet të flas për rastin Kumanova “Mirëpo në këtë situatë kemi deklaratën, tani u bë e madhe sepse hyri një person i BIA-s (shërbimit sekret serb) në Kuvend që u detektua nga kamerat. Dhe më bëri përshtypja deklaratat, sepse u bë kogja problem politik, si ndodhi që brenda një punëtor i BIA-s brenda në Kuvendin e Maqedonisë, jo në korridorin e Kuvendit, por brenda sallës së parlamentit. Dhe u përgjigj Vuqiqi tha ai ka hyrë me dije dhe me leje të Aleks, ky dreqi, Sinisha Aleksovski, që ishte në të kaluarën, në ngjarjet e Kumanovës, pikërisht ky Sinisha Aleksovski ishte edhe Shef i Kabinetit për Siguri të Ivanovit, person kontravers për mua që ai duhet t’i shpjegojë shumë gjëra, sepse nuk ka folur deri më tani, mirë është që ai të flas, Sinisha Aleksovski të flas edhe për rastin e Kumanovës, të flas edhe për rastin e Smirkovcit, të flas edhe për 27 prillin, ngjarjet e 27 prillit që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut“.