fbpx
Lajme

Kastrati: Halil, pse nuk i ke treguar atentatorët e Bekim Kastratit që 22 vjet, çfarë zori ke pasur?

Ka vazhduar debati mes Rexhep Kastratit dhe Halil Gecit. Në mediat e rrjetet sociale janë publikuar reagimet dhe kundër reagimet e dy palëve. Halil Geci e ka quajtur zagar Rexhep Kastratin duke publikuar dokumentet se si është plagosur vëllau i tij Gani Geci.

Pas këtij reagimi, në profilin e tij në facebook, ka reaguar edhe Rexhep Kastrati.

Ja postimi i plotë i tij:

Ky njeriu që ka aq vite jetë si Halili, më i madhi ndër shtatë vëllezërit geci të Llaushës, pas 22 vitesh rrëzon vetë dhe me dokuemente që i quan të Bondstillit, rrenën e përhapur gjithandej për plagosjen e rëndë të Gani Gecit! Sipas këtyre dokumenteve, Ganiu del të jetë plagosur në ekstremitetet e poshtme, që i bie në këmbë, e jo në ndonjë pjesë vitale me rrezik për jetën! Dhe bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë në të cilën Bekim Kastrati vritet me një plumb, kurse Besim Dajaku me Breshëri plumbash! Pra, me këtë përfundimisht bie rrena se qëllim ka qenë të vritet Ganiu, e jo Bekimi, sepse po të kish qenë qëllim të vritet Ganiu e jo Bekimi, do të ishte vrarë Ganiu, se më lehtë është që plumbat të drejtohen në pjesën e epërme të trupit, sesa kah këmbët! Në fakt, atentatori apo atentatorët e kanë pas fare lehtë ta vrasin Bekimin me një plumb, dhe edhe më lehtë e kanë pasur ta vrasin Ganiun, i cili në të tri anët ka qenë i dukshëm për atentatorin apo atentatorët! Pra, me këtë konfirmohet ajo që kam thënë: qëllimi ka qenë të vritet Bekimi e Besimi e jo Ganiu! Pse? Përgjigjen duhet ta japë Ganiu dhe të tjerët rreth tij! Pse e kanë rrejtë opinionin se Ganiu është plagos rëndë? Edhe për këtë duhet të përgjigjet Ganiu dhe të tjerët rreth tij!

Në anën tjetër, pasi tashmë Halili e ka pranuar se në ditët para të vrasjeve i kanë zbuluar atentatorët dhe urdhërdhënësit, pse nuk kanë treguar që 22 vjet kush janë ata? Çfarë zori kanë pasur të mos tregojnë kush janë atentatorët dhe urdhërdhënësit? Pse kanë heshtur? Në fakt, këto pyetje, përgjigjet duket se janë peng të faktit se më 19 tetor 2001, në sulmin e rëndë kriminal terrorist, ku me një plumb është vrarë Bekim Kastrati dhe me një breshëri plumbash Besim Dajaku, Ganiu është plagosur në ekstremitetet e poshtme!

Fakti që është fshehur e vërteta për plagosjen e Ganiut në ekstremitete të poshtme, ndoshta pak centimetra nën organet gjenitale në këmbën e majtë, dhe kjo plagosje është paraqitur e rëndë, ndërkohë që Bekim Kastrati është vrarë veç me një plumb, dhe fakti se gecët që, siç thotë më i madhi ndër shtatë vëllezërit geci të Llushës, që në ditët e para pas vrasjeve kanë zbuluar atentatorët dhe urdhërdhënësit, dhe kanë heshtur, nuk kanë bërë trysni për të zbardhur vrasjet, nuk kanë kërkuar arrestimin e atentatorëve dhe urdhërdhënësve, mund ta bëjë secilin njeri të dyshojë se nuk kanë qenë të interesuar, nuk kanë dashur që këto vrasje të zbardhen! Se t’ rrejsh njerëzit se je plagosur rëndë, ndërkohë që bëhet fjalë për ekstremitete të poshtme, dhe ta dijsh nga fillimi kush janë atentatorët dhe urdhërdhën[sit, e nuk po zbardhen vrasjet, nuk është normale, përveçse nëse bëhet fjalë për përfshirje të mundshme, për ndonjë shantazh, apo për ndnjë pazar me urdhërdhënësit, apo me dikë tjetër!!

Në këtë kontekst duhet përmendur fakti se përse Bajrush Morina, jarani i Gani Gecit, njerëzit që më 19 tetor 2001 e nisën Bekim kastratin drejt rrugës së vdekjes, janë ngutur ta botojnë letrën e prokurorit të EULEX-it, që më 12 prill 2016 ia ka dërguar babait të Bekimit, me të cilën e informon se ishte marrë vendimi për mbylljen e hetimeve, pra për mbylljen e rastit! Pse ta kenë bërë këtë? Pse të jenë nxituar të publikojnë një letër me të cilën njoftohej për mbylljen e hetimeve? A kanë qenë të interesuar që rasti të mbyllet? Nëse po, pse?

Unë si Rexhep Kastrati, njeriu që kam pas përgjejgësinë morale pse Bekim Kastratin e kam çuar te gecët në Llaushë, me iluzonin se do ta mbronin, dhe njeriu që nuk kam rreshtur që 22 vjet së munduari për të zbardhur të vërtetën për vrasjen e tij dhe të Besim Dajakut, tash jam më i lehtësuar, se kam arritur me ndihmën

Halilit të konfirmoj se ka një adresë ku duhet të kërkohet e vërteta për vrasjen e tyre! Tash, si kurrë më parë, dhe më fuqishëm se kurrë më parë gishtin e drejtoj kah gecët e Llaushës, ashtu siç i kam thënë atyre në odën e tyre që gjatë të pames: nëse dikush do të vritet në emër të vrasjes së Bekim Kastratit dhe të Besim Dajakut, gishtin do ta drejtoj kah ju!

Edhe pse tashmë është bërë një përparim i madh në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Bekim kastratit dhe të Besim Dajakut, gecët e Llaushës duhet të tregojnë: Kush e ka vrarë Bekim Kastratin e Besim Dajakun? Kush ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e tyre? Tashmë çdo debat tjetër është i panevojshëm! Tash duhen emra dhe mbiemra! tash duhet të tregohet arsyeja, apo arsyet se përse janë vrarë!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close