fbpx
Lajme

Geci: Ja si u bë Thaçi udhëheqës politik i UÇK-së dhe si u përzgjodhën përfaqësuesit për Rambuje (Video)

Ish-shefi i organizatës Zbulim Kundër Zbulim (ZKZ), Sabit Geci, flet se si erdhi deri të përzgjedhja e përfaqësuesit politik të UÇK-së në kohën e konferencës së Rambujesë në Francë.

Geci thotë se kishte propozuar dy persona për këtë pozitë – Ukshin Hotin dhe Adem Demaçin.

Ai thotë se asokohe i kishte kërkuar Albin Kurtit të dilte para medieve dhe të thoshte se në emër të UÇK-së mund të nënshkruajë vetëm Adem Demaçi.

Geci thotë se emrin e tretë që e kishte propozuar të ishte përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, ishte Rexhep Qosja.

Ai flet edhe për mënyrën se si u bë Hashim Thaçi udhëheqës politik i UÇK-së. Sipas tij, nuk ishte frikuar asnjëherë që Thaçi do të nënshkruante diçka kundër popullit të Kosovës.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=BFbrpUVZcA4

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close