Geci – Kunatit të Albulena Haxhiut: Ju i keni vra atje 4-5 vetë, pse është në burg vëllau i Ganisë?
Dje, në emisionin Politiko është zhvilluar një debat i ashpër mes Dardan Krasniqit, i cili njëherësh është edhe Kunat i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu dhe ish deputetit të LDK-së z. Gani Geci.
Dardan Krasniqi ia ka përmendur vrasjen e Sandokanit Gani Gecit.
“Unë në 1998 nuk të kam njoftë, por në Malishevë krejt kanë thanë Gani Geci e ka vra Sandokanin”.
Pas kësaj iu është kundërpërgjigjur duke thënë “unë s’jam doktor, obduksionin e bënë ata të tjerët (të huajt) me kërkesë të tyre. Kur e kam pa a e di që jam gëzu se 20 vjet ma keni qitë në shpinë një gjë që se kam ba”.
Poashtu Gani Geci iu është drejtuar Dardan Krasniqit duke i thënë “I keni vra atje 4-5 po mos…”.
Pas kësaj Dardan Krasniqi ka thënë “kjo është shpifje”, duke e shtyrë Gani Gecin t’i përgjigjet përsëri duke i thënë “në restorantin aty kërkush s’është vra a? Pse është në burg vëllau i Gani Krasniqit (axhës tënd)?”.