Gani Geci në emisionin Demos ka treguar se si e ka realizuar aksionin e parë të tij ndaj policisë serbe. Ai ka treguar disa detaje interesante se si paraprakisht, para realizimit të atij aksioni, kishin synuar t’i realizojnë disa të tjera por për shkak se nuk kanë hasur në patrollë të policisë ata nuk e kanë kryer aksionin.
“Me 7 korrik kemi dalë unë, Xhevahir Geci dhe Agim Geci. Edhe tash me ta shpjegu qysh u kanë, na kapak u shtyshim me Prekaz, njësiti gueril i Llaushës me të Prekazit, na thojshim ata po rrijnë brenda, edhe thojshmi hajde dalim anena ka Prekazi dhe ju mbetet Prekazit. Po kur dolëm andej ka Prekazi ka qenë njëfar rruge, janë kanë do therra, po kjo o e vërteta, kjo halla e mëson njeriun gjithë ka qejf me ndejtë ka ka me ikë, nuk ka qejf me ndejt andej ku se ka shtëpinë, edhe na dolëm e ndejtëm nja 30 minuta te ajo rruga me therra (në Prekaz) edhe thojshim ikum andej ka Prekazi, po nuk erdhën edhe na s’mujshmi me nxan vend“, shtoi Gani Geci.
Më tutje Gani Geci ka treguar se “Edhe jemi dal ka kjo pjesa ka Llausha. Kur jemi dalë ka kjo pjesa ka Llausha, jemi dal pas shkollës, shkolla fillore u kanë, një poligan aty, mes dy shkollave është një rrugë dhe ishin gilinderat e dy shkollave, na t’u dalë në poligon një kerr i policisë u shku përpjetë për Klinë, në qendër të qytetit. As 10 minuta s’kemi pritë u kthy ai kerri edhe na i kemi pas larg 30 metra, edhe unë ia kam ngre gishtin, i kam shkrep 29 fishekë, një polic u plagos, një u plagos ka mbetë në kolicë dhe një e ka shpëtu revolja sepse plumbi i ka ra në revole“.
Më tutje Gani Geci ka thënë se i pari ka mësuar për sulmin Lulzim Jashari, e ndërsa Adem Jashari i ka treguar vetëm Sami Lushtakut.
Në njësitin e Prekazit ishin; Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku, Fadil Kodra, Ilaz Kodra, etj etj.