Epilogu

Geci: Rexhep Selimi më tha “a më njeh se kush jam”, i thash ti je kurrkushi

Gani Geci / Lufta pa maska

Nuk kishte qenë gjatë dy-tre muajve të fundit e për Llaushën fliste nga Prishtina.Gani Kocën e çova në Llaushë. I thashë se atë natë do të shkonim t’i sulmojnim punktet serbe që gjendeshin në Llaushë. Ia sqarova Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e të tjerëve, se Ganiu kishte nevojë t’i shihte pozicionet serbe, kishte nevojë të rrinte një natë në Llaushë, që të mund të deklaronte pastaj lirshëm se «nuk kishte probleme në Llaushë».

Mirëpo ata kishin ardhur me çdo kusht të merrnin Ganiun, duke thënë se nuk do ta linin me ne. Unë sigurisht që kundërshtova. Atëherë Rexhep Selimi e pyeti Ganiun nëse e dinte se ku e kishte vendin?

Aty ishte edhe Sami Lushtaku, në odën tonë.

Fjala ishte për një pyetje që tingëllonte si një urdhër i prerë, duke aluduar se Gani Koca e kishte vendin në krahun e tyre. Rexhep Selimi mu drejtua me këto fjalë: – A më njeh ti mua se kush jam unë?

Ti Gani do të japësh përgjegjësi! – Përse, kush je ti?, e pyeta. – Jam udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare!, ma ktheu i nervozuar. –

Ti je kurrkushi!, i thashë. Ti je veç Rexhepi! 

Meqë ishim në odën time unë u tërhoqa. Nuk më ka shkuar ndër mend se ata do të përpiqeshin të vendosnin autoritetin e tyre me forma të tilla. Rexhep Selimi shtoi: –

Këtu s’ka më vend për fjalë! Çohu Sami të shkojmë!

Sami Lushtaku u tha se nuk kishte ardhur aty me ta as që do të shkonte me ta. – Ti shko vetëm, e unë do të shkoj kur të dua!

Exit mobile version