Spas asaj që shkruan në libër, ishte Abedin Rexha, ai i cili kishte kërcënuar se “Kush i pranon në shtëpi vëllezërit Geci do t’ja gjuaj shtëpinë me top”.
Gani Geci / lufta pa maska
“Ishte koha kur deklarohej, me papërgjegjësinë më të madhe se gjoja ne «ishim gati të hynim dhe ta çlironim së shpejti Prishtinën!» Ne u pozicionuam në mal e Esatin e vendosëm në një shtëpi të pa meremetuar. Qytetarët nga qyteti i Skenderajt na mbanin me bukë. Tri ditë na ka dhënë bukë Gani Begani i Brojës, i cili, po ashtu, ishte ushtar. Ne shkonim natën edhe në qytet. Kushtet na u vështirësuan, xhipin e lash tek Samiu, se edhe ashtu nuk kishim naftë. Natën e kemi tërhequr vëllain nga ajo shtëpi dhe në këmbë e duar e kemi kaluar rrugën kryesore, në mes të dy punkteve të policisë. Në këtë mënyrë kemi kaluar në malet e Deviçit. Kemi ndejt atje me Ramadan Gecin e jemi vedosur te Selim Llazicani. Ky kishte mbetur vetëm me një plakë. Të nesërmen kemi dalë në Tushilë e prej aty në Izbicë. Aty e kishim të vendosur edhe familjen. Ushtarët vinin e kontaktonin me Fadilin, por shpesh edhe i rrihnin pse kontaktonin me ne. Abedin Rexha i kishte thënë një bashkëfshatari se: – Kush i pranon në shtëpi vëllezërit Geci do të ia gjuaj shtëpinë me top!”, rrëfen Geci në librin e tij.
Këto ishin presione psikologjike të forta. Ai e kishte revolen e unë automatikun. Abedini e çoi dorën te revolja. Unë i kam bërtitur: – Po ma përmende emrin dikund, do të keshë punë me mua. Nëse ta përmendi unë ty, të kam hak! Ne jemi në luftë me shka njëherë, prandaj ti rrugës tende unë times! Në praninë e më se pesëdhjetë burrave e ka çuar dorën në revole. Unë shtiva me dy plumba në tokë dhe i thashë: – Ik, mos ti shoh sytë! Kjo ka nodhur në Kllodernicë. Abedini hypi në veturën e vet dhe shkoi në drejtim të Turiçecit duke thënë: – Kush është ushtar me armë mos hypni se e vras! Unë me Avni Haxhën, Besim Dajakun, Bashkim dhe Afrim Gecin edhe pse qemë nisur të shkonim në Kastriot, pasi qënduam aty afër pesë minutave u kthyem. Abedini ka qenë me Hamit Binakun dhe Mujë Skenderin, i cili është vra”.