Gani Geci / Lufta pa maska
Mandej ndodhi sulmi i shkieve të fshatrave Grabc the Binq të komunes së Klines të Begut, të cilët sulmuan fshatrat Jashanicë dhe Osdrim. Njësiti i Llaushës u thirr për të shkuar atje. Aty udhëhiqnin Gani Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit, dhe Abedin Rexha. Ne shkuam, njëmbëdhjetë vetë. Na dhanë një top pa dridhje 75 mm që e kishte sjellë Sylejman Selimi.
Ne duhej të godisnim me të pozicionet serbe në Grabc e Blinq, që ndodheshin përballë. Topi kishte vetëm katër predha dhe i mungonte shenjuesi optik dhe mekanik. Edhe sikur ne të ishim profesionistët më të mëdhenj me ato katër predha dhe me atë top në atë gjendje, do të kishte qenë tepër e vështirë të bënim ndonjë gjë. Unë nuk dija se si mund të shenjohej ndryshe me atë top veçse me përafërsi, përmes grykës së topit. Por përmes asaj gryke shiheshin të gjitha fshatrat”.
“Pastaj e mori topin Sylejman Selimi, i cili u mundua t’ia qëllojë, por nuk mundi. E rroku një dardhë, në një largësi prej dyqind metrash. Mandej gjuajta unë e thashë se «do t’i sakatoj! U mundova të godas duke e mbështetur topin për toke, me tahmin. Por predha ime shkoi edhe më tutje, 7 – 8 qind metra në livadh të shkijeve. Përmes radio-lidhjes i dëgjuam shkijet kur thonin: – Po dëgjohet diçka më e fuqishme se tetëdhjetë! Ata e dinin se çfarë armësh kishim edhe në bazë të krismës. Mandej na erdhi një djalë tjetër, i cili tha se kishte shërbyer si topxhi në ushtri.
Ne na mbetën dy predha. Njërën e humbi Sulltani, tjetrën unë. Një tjetër e humbi Hashim Ozdrimi, duke provuar, edhe ai e gjuajti më larg se unë. Pastaj jemi ulur pas një shtëpie. Sylejman Selimi gjuajti me revole në një shenjë në largësi prej 50 metrash dhe ia qëlloi, dhe thashë: – Kqyre bre vëlla zanatin! Revolja po e rrokë për një herë! Kurse me top nuk po dijmë – pastaj shtova – Sulltan ne na duhen njerëz profesionalistë, njerëz ushtarak!”, thuhet në rrëfimin e Gecit në librin “Lufta pa Maska”