Epilogu

Geci: Unë, vëllau im e Adem Jashari e kemi ba planin për ta liruar me dhunë Sylejman Selimin pas arrestimit

Ish deputeti i LDK-së z. Gani Geci në një emision të T7 tek Fidan Jupolli ka treguar disa detaje për fillimet e luftës së UÇK-së. Ai fillimisht kishte treguar se pas arrestimit të parë të Sylejman Selimit ishte nisur në këmbë nga Llausha neë Açarevë bashkë me Xhevahir Gecin për ta shikuar ngjarjen se çfarë ka ndodhur.

Më tutje Gani Geci ka rrëfyer edhe për një plan tjetër të arrestimit tjetër të Sylejman Selimit. Ai ka treguar se bashkë me vëllaun e tij dhe Adem Jasharin kishin bërë plan për ta liruar me dhunë Sylejman Selimin pas arrestimit të dytë. Ai tregoi se edhe traktorin e kishin bërë gati për këtë punë.

Gani Geci poashtu tregoi se kishte ofertë nga Sylejman Selimi për t’u bërë Zëvendës i tij por nuk pranoi për arsye se ai ka ndjekur rrugën institucionale.

Exit mobile version