Epilogu

Gërvalla: Koalicioni Thaçi – Kurti – Haradinaj “kundër” FARK-ut, e tepruan me gënjeshtra

Kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila vazhdimisht ka sulmuar figurat qendrore të UÇK-së, kishte publikuar një shkrim ku ishte kritikuar edhe shefi i saj i Qeverisë z. Albin Kurti dhe ish Presidenti Hashim Thaçi. Ajo mundohet ta zvogëlojë rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e ta lartësoi rolin e FARK-ut për çlirimin e Kosovës.

Ja postimi i saj i plotë:

Askush nuk ka nevojë t’iu tregojë shqiptarëve se kush e bëri luftën në Kosovë, si u zhvillua ajo dhe kush e fitoi betejën përfundimtare kundër Millosheviçit dhe i solli Kosovës lirinë e shumëpritur. Shumica e kanë përjetuar nga afër luftën ose i kanë dëgjuar rrëfimet e të afërmve të tyre. Por nëse koalicioni Hashim Thaçi – Jakup Krasniqi – Albin Kurti – Daut Haradinaj dhe personazhe të tjera me “shumë kredibilitet” (si p.sh. Xhavit Haliti dhe Azem Syla me shokë) përpiqet të na mbushë mendjen se nuk paska ekzistuar FARK-u dhe se Shtabi i Përgjithshëm jo vetëm e paska organizuar luftën çlirimtare, por edhe na e paska sjellë lirinë, atëherë kjo nuk do të ishte gënjeshtra e parë as e fundit e kulluar e tyre. Kaq u tepruan këto gënjeshtra, saqë nuk më çudit nëse kanë filluar t’i besojnë edhe vetë. Shpresoj të evitojnë pasqyrat, sepse një pikë fytyrë t’iu ketë mbetur, do të duhej të turpëroheshin nga marrja që iu është bërë fytyrë.

Poashtu, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e emëruar në këtë post nga kryeministri, Albin Kurti, po del të jetë problematike për faktin se janë publikuar edhe foto të saj pranë diktatorit Enver Hoxha kur ishte fëmijë, ndërsa e njëjta vite më parë i kishte marrë për bazë akuzat e Dick Marty për trafikim organesh ku akuzohej ish-presidenti, Hashim Thaçi të cilat i kishte shpërndarë në Facebook, shkruan Gazeta Metro.


Ministrja Gërvalla-Schwarz, në vitin 2016 kur ish-presidenti Hashim Thaçi, do te votohej për president, ajo kishte shkruar në Facebook’un e saj një porosi për deputetët e LDK’së dhe jo vetëm.

Gërvalla-Schearz kishte shpërndarë një lajm nga gazeta gjermane ‘BILD’, e cila e lidhte trafikimin e organeve me Hashim Thaçin, pas një raporti nga ish-prokurorit zviceran Dick Marty i cili akuzonte krerët e UÇK’së për trafikim organesh.

Raporti i cili u konsiderua më pastaj si një trillim i Dick Martyt i ndihmuar nga kundërshtar të shtetit të Kosovës.

Edhe vet Gjykata Speciale e cila u ndërtua mbi këtë raport, në asnjërën nga akuzat e saja nuk trajtohet trafikimi i organeve, ajo çfarë në fakt ishte ndërtuar ky raport.

“Për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe sidomos ata të LDK-së, të cilët kanë ende dilemë se ku e kanë vendin atë ditë që votohet Hashim Thaçi për president”, kishte shkruar Gërvalla-Schwarz, duke bashkangjitur akuzat e Dick Martyt në një artikull të gazetës ‘BILD’, ku shkruante për Hashim Thaçin si person që mendohet të jetë i përzier në tregtinë me organe njerëzore.

Duhet theksuar se këto akuza që shteti serb i promovoj bashkë me kundërshtarët e shtetit të Kosovës, nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe as nga Gjykata Speciale që tash është duke i gjykuar krerët e UÇK’së.

Exit mobile version