fbpx
Lajme

Gëzohen mediat serbe: “Presidenca e Kosovës nuk ia vazhdon kontratën konspiracionistit të Reçakut, William Walker”

Mediat serbe kanë shkruar për mos-vazhdimin e kontratës mes ish-ambasadorit Ëilliam Ëalker me Presidencën e Kosovës.

Vecernje Novosti serb shkruan kështu:

“Njërit nga konspiracionistëve të Reçakut, Presidenca e ashtuquajtur e Kosovës, nuk ia ka vazhduar kontratën me Fondacionin e tij”.

Novosti citon Walkerin, kur thotë se presidenca e Osmanit nuk ia ka vazhduar kontratën dhe nuk i është përgjigjur as në telefon.

“Sidoqoftë, Ëalker do të vazhdojë ta ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë’.

Shkrimi vazhdon kështu:

“Përndryshe, marrëveshja mes ‘Fondacionit William Walker dhe zyrës së Presidentit të të ashtuquajturës Kosovës, është nënshkruar vitin e kaluar, në mënyrë që Walker të lobojë për Kosovën. Walker, përndryshe, është i njohur në publik si konspiracionisti kryesor që akuzon Serbinë për masakrën në Reçak, pas së cilës, NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë”./Periskopi/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close