Mediat serbe kanë shkruar për mos-vazhdimin e kontratës mes ish-ambasadorit Ëilliam Ëalker me Presidencën e Kosovës.
Vecernje Novosti serb shkruan kështu:
“Njërit nga konspiracionistëve të Reçakut, Presidenca e ashtuquajtur e Kosovës, nuk ia ka vazhduar kontratën me Fondacionin e tij”.
Novosti citon Walkerin, kur thotë se presidenca e Osmanit nuk ia ka vazhduar kontratën dhe nuk i është përgjigjur as në telefon.
“Sidoqoftë, Ëalker do të vazhdojë ta ndihmojë të ashtuquajturën Kosovë’.
Shkrimi vazhdon kështu:
“Përndryshe, marrëveshja mes ‘Fondacionit William Walker dhe zyrës së Presidentit të të ashtuquajturës Kosovës, është nënshkruar vitin e kaluar, në mënyrë që Walker të lobojë për Kosovën. Walker, përndryshe, është i njohur në publik si konspiracionisti kryesor që akuzon Serbinë për masakrën në Reçak, pas së cilës, NATO-ja bombardoi ish-Jugosllavinë”./Periskopi/