Fotogazetari i New York Times nga Zelanda e Re, Wade Goddard për herë të parë pas 23 vitesh vjen në Kosovë.
Ai ka qenë një fotogazetar i cili i ka mbuluar luftërat, më saktësisht luftën në Kosovë dhe atë në Maqedoni.
Goddard shton se është mahnitur me ndryshimet që janë bërë në shtetin e Kosovës.
“Unë jam ende i mahnitur me ndryshimet që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit. Rrugës për këtu erdha me makinë nga Shqipëria. Gjëja e parë që më ra në sy është kjo autostradë e bukur, që më solli deri në Prishtinë, të cilën nuk e njoha. Është e madhe dhe e bukur. Nuk është më një qytet provincial, është një kozmopolit, një qytet. Jam pak i shokuar”, shtoi Wade Goddard në emisionin Politiko.