Epilogu

Gjendet arma me të cilën dyshohet se u vra Aulon Zeka

Është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi ndaj të miturit Aulon Zeka. Policia njofton se prej kohës kur ka ndodhur vrasja e deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur).

“Prishtinë, 03.11.2017. Me datë 15.09.2017 në Rrugën Zagrebi në Prishtinë ka ndodhur rasti  “Vrasje e rëndë”, ku ishin arrestuar dy të dyshuar.  Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të gjendet edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Nga ajo kohë deri më sot arma ka kaluar tek pesë persona (dy nga ta të mitur)”, njofton Policia.

Sipas tyre, që të pestët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit që të gjithë lirohen në procedurë të rregullt.

Express ka raportuar edhe më herët duke u bazuar në burime se i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulon Zeka është një shok i tij i ardhur nga Amerika, me të cilin kishte pasur edhe një herë tjetër probleme.

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve të mitur, për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Kujtojmë se vetëm pak minuta pas vrasjes së Aulon Zekës, dy të dyshuarit për vrasjen e tij, G.H. dhe R. G., po ashtu të mitur, janë shfaqur “live” në një prej rrjeteve sociale.

Në një pamje të kësaj paraqitjejeG. 16 vjeç, shihet me një pistoletë që mban rreth qafës së të dyshuarës tjetër 15-vjeçare. Megjithatë, R. duket e buzëqeshur.

Ndërkaq pas vrasjes së Aulon Zekës, për Express kishte folur vëllai i të ndjerit. Vëllai i Aulon Zekës, Taulanti, kishte thënë për Gazetën Express, se ua kanë lënë në duar Policisë së Kosovës të zbardhin vrasjen.

Ka thënë se nuk dëshiron as të komentojë se kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e Aulonit.

Exit mobile version