Ish Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk kishte përfillur moslejimin për të hyrë në Kosovë, prandaj njësitë speciale të policisë së Kosovës e kishin arrestuar.
Pikërisht, gjatë atij aksioni serbët njësoj sikurse sot kishin bllokuar rrugët në Veriun e Mitrovicës me kamionë. Por, Presidenti Thaçi nuk lejoi bllokimin e rrugëve dhe përmes Drejtorit të Policisë dha urdhër të zhbllokohen rrugët. Brenda pak minutave rrugët u hapën.
Sot, kemi bllokim të rrugëve tani e gjashtë ditë. Serbët kanë djegur qendrën e regjistrimit në Zubin Potok dhe helikopterët serbë sipas mediumeve të ndryshme kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. Ende nuk kemi asnjë urdhër për zhbllokimin e rrugëve.
VIDEO: