fbpx
Lajme

Gjeneral Praljak, pas vendimit të Hagës ishte i lirë, por zgjodhi të vdiste me “nderë”

Pas vetëvrasjes së gjeneralit kroat Slobodan Praljak në gjyqin e Hagës, mediat kroate kanë shkruar se ai kishte zgjedhur të vdes me nderë se sa të jetoj me ndjenjën e fajit.

Sipas mediave kroate Praljak, pas vendimit të gjykatës së Hagës të cilin do ta shpallte fajtor ai përsëri do të lirohej sepse gjeneral Praljak tani më kishte 10 vjet që mbahej nga autoritetet si i dyshuar për krime lufte, transmeton Indeksonline.

Por në vend të lirimit me ndjenjën e fajit gjeneral Praljak zgjodhi të vdiste me nderë.

“Vendimi i Gjykatës së Hagës ishte i pa drejtë sepse Gjeneral Praljak nuk e vrau vetën që të mos vuante dënimin sepse pas vendimit ai edhe ashtu do të lirohej, por vrau vetën sepse deshi vdekje me nderë.

Në bazë të praktikës nga Haga, të dënuarit janë liruar pas 2/3 e mbajtjes së dënimit. Në këtë rast, 2/3 e 20 vjetëve janë 13 vjet e 4 muaj. Gjenerali Praljak ka mbajtur afërsisht 13 vite në mbajtje që do të thotë pas vendimit ai ishte një njeri i lirë. Ishte një njeri i drejtë, i ndershëm dhe i pa fajshëm, dhe në vend te lirisë së stigmatizuar ai zgjodhi vdekjen me nderë”, shkruajnë mediat kroate.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close