fbpx
Rozë

Barbadosi emërton një rrugë sipas Rihannës (Foto)

Rihanna është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar botëror.

Këngëtarja është lindur më 20 shkurt të vitit 1998 në Saint Michael Parish të Barbadosit.

Pikërisht kjo e fundit ka vendosur ta nderojë këngëtaren duke emërtuar një rrugë me emrin e saj.

Qyteti ka vendosur që të ndërrojë emrin e ‘Westbury New Road’ në Rihanna Drive.

Kjo gjë është bërë sot, në përputhje me festimin e 51-vjetorit të Pavarësisë së Ishullit nga Britania.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ministrisë së Turizmit në Barbados.

Dihet se Rihanna bën vizita të shpeshta në vendlindje, ku ka ndihmuar dhe me krijimin e disa shkollave për fëmijët. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close