Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu ai kishte mbajtur shënime për secilin detaj të asaj kohe. Rexhep Qosja ka treguar se si shumë personalitete dolën kundër gazetës “Bota SOT” në mbledhjen e Këshillit të Përkohshëm Administrativ me datë 4 prill 2000.
Ja diskutimi i disa personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare për mediumin bota sot;
– Gazeta Bota sot merret me akuza dhe kërcënime, thotë Hashim Thaçi.
– Agresivitetin e Botës sot e bëjnë më të rrezikshëm, më kërcënues shpifjet, gënjeshtrat, denoncimet – thotë Rexhep Qosja.
– Gazeta Bota sot është gazeta më e keqe që kam parë ndonjëherë. Tri herë kam kërkuar bisedë me të, por e pamundur! Ajo është gazetë me të cilën nuk punohet… Nuk kam kërkuar tek ata njerëz… (Nuk arrij t’i shënoj të plota fjalitë e gjeneral Klaus Reinhardit).
– Ata njerëz që punojnë në gazetën Bota sot janë njerëz që Shqipërinë e kanë futur në luftë civile. Ata atë frymë duan ta sjellin në Kosovë! Shkrimet e saj shkruhen në Shqipëri dhe në Zvicër, thotë Thaçi.
– Gazeta Bota sot është shembull se si s’duhet të jetë gazeta. Duhet të ndalet qarkullimi i saj, thotë gjenerali Karrer.
Shërbimi Informativ i Shqipërisë i njohur ndryshe si SHISH, kishte përgjuar vazhdimisht spiunët e kamufluar si diplomatë të ambasadës së Serbisë dhe Malit të Zi në Shqipëri, gjatë periudhës së luftës së Kosovës, por edhe më vonë.
Gazetari Fitim Çeku, kishte publikuar dosjen voluminoze në profilin e tij në facebook. Në dosjen e cila përmban materiale të klasifikuara si “Sekret” dhe “Tepër Sekret”, mund të vërtetohet se si Shërbimi Informativ i Shqipërisë kishte përgjuar edhe telefonatat e akterëve serbë, të cilët zyrtarisht ishin nën petkun e diplomatëve, por në realitet ishin pjesë e shërbimit sekret serb.
SHISH kishte përgjuar sebrin Dushko Pesiq, i cili nga viti 1998 mbante pozitën e Këshilltarit të Ambasadës së Unionit të Serbi – Mali i Zi në Tiranë.
Shërbimi Informativ i Shqipërisë (SHISH), gjatë përgjimit të telefonatave të tij, më 8 dhjetor 1998, kishte përgjuar edhe telefonatën e tij me pronarin e mediumit BOTA SOT, Xhevdet Mazrekun. Gjatë bisedës telefonike ata shihet se kishin një raport të ngushtë me njëri-tjetrin, po për t’u mos u dekonspiruar e kishin lënë të bisedojnë nga një herë në javë.
“Nga pergjimi telefonik dt.08.12.1998 evidentohet se ne nje bisede te zhvilluar midis tij dhe shtetasit Xhevdet Mazreku midis te tjerave shprehet:– ‘’ Ti vete ruaju pak dhe mos me merr shume ne telefon atje…ti e di se si jane njerezit, me mire avash,avash… rri urte mund te me telefonosh nje here ne jave… nuk duhet me fol shume vetem si je dhe kur mund te takohemi…’’, thuhet në raportin “SEKRET”, të SHISH-it.
Po ju sjellim raportin e plotë:
Nga studimi I dosjes se subjektit informative Dushko Pesiq, si kuader ne sherbim te zbulimit te Unionit Serbi-Mali I Zi, rezulton se: DUSHKO PESIQ, eshte I biri I Petarit dhe I Radmilas, I vitlindjes 22.04.1953, lindur ne Gjakove, me kombesi dhe shtetesi Serbe, I ngarkuar me detyren e Keshilltarit te Ambasades se Unionit Serbi- Mali I Zi ne Tirane dhe eshte i pajisur me pasaporte diplomatike Nr-000004159 , banon ne rrugen ‘’Skenderbej ‘’, godina NR.8, apartamenti 3/2. Disponon ne shtepi Nr.tel.04250412.
I permenduri ka ardhur ne Republiken e Shqiperise ne Dhjetor te vitit 1998 si diplomat ne ambasaden Jugosllave me funksion Sekretar I Pare. Me nderprerjen e marredhenieve diplomatike midis dy vendeve eshte larguar nga vendi yne dhe ka ardhur perseri ne vendin tone me 30.09,2001 I ngarkuar me detyre Keshilltar I Ambasades se Unionit Serbi – Mali I Zi.
Gjate kohes se qendrimit ne vendin tone deri ne momentin e largimit, ne ngarkim te tij kane dale materiele te rendesishme qe vertetojne qenien e tij kuader I sherbimit te zbulimit Jugosllav. Me konkretisht per ate periudhe del:
Nga pergjimi telefonik dt.08.12.1998 evidentohet se ne nje bisede te zhvilluar midis tij dhe shtetasit Xhevdet Mazreku midis te tjerave shprehet:– ‘’ Ti vete ruaju pak dhe mos me merr shume ne telefon atje…ti e di se si jane njerezit, me mire avash,avash… rri urte mund te me telefonosh nje here ne jave… nuk duhet me fol shume vetem si je dhe kur mund te takohemi…’’