Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në, thoshte Gjenerali Wesli Klark gjatë betejës së Pashtrikut.
Në librin e tij “të bësh luftë moderne” ai ishte shprehur se
“Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një”, i kishte urdhëruar vartësit e tij Gjenerali Klark, transmeton EPILOGU.