Propaganda ruse dhe serbe ishte shumë e madhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa që kishin provuar fillimisht të mohojnë ekzistimin e UÇK-së e pastaj edhe t’i kompromitojnë me aq sa munden. Drejtori Politik i UÇK-së z. Hashim Thaçi kishte rrëfyer një bisedë interesante që kishte me Gjeneralin Klark.
Ai në emisionin Opinion tregoi se deri ku kishte shkuar propaganda ruse.
“Dua të rrëfejë një takim që kisha zhvilluar me Gjeneralin Klark në mezokohë të dy konferencave të Rambujesë dhe Parisit, ku në një moment më thotë që z. Thaçi rusët më kanë thënë që UÇK është organizim serb dhe është nën kontrollin tonë dhe ju amerikanët duhet të distancoheni nga komunikimi me ta sepse është i vështirë komunikimi, dhe aty plasën të qeshurat edhe të Gjeneral Klarkut por edhe të miat, sepse ne kishim avancuar në bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë dhe Gjeneral Klarku ishte njoftuar se UÇK është një organizatë e Kosovës, e shqiptarëve që po lufton për lirinë e saj”.