fbpx
Lajme

‘Gjermani’ i UÇK-së: Politikanët në Kosovë janë të korruptuar, asgjë nuk ndryshon me njerëzit e njëjtë

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

Sipas tij, që nga paslufta nuk ka ndryshuar asgjë pasi që të gjithë janë të korruptuar.

Teksa e ka krahasuar menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë me Gjermaninë, ai ka thënë se po të vdisnin kaq shumë njerëz për kokë banori, qeveria gjermane menjëherë do të rrëzohej.

“Nuk ka ndryshuar asgjë të gjithë janë të korruptuar, është katastrofë. Kriza me covid po rritet dhe nuk dinë ta menaxhojnë situatën, asgjë nuk ndërmerret”.

“Askush nuk merr përgjegjësi që vdesin njerëz prej koronës, Kosova është vend i vogël nëse do ndodhte kështu në Gjermani qeveria do rrëzohej menjëherë. Kosovarët duhet të ndryshojnë të provojnë njerëz të ri, jo të njëjtit”, është shprehur Bartetzko.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close