fbpx
Lajme

Gjermania është kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Gjermania edhe njëherë po rithekson qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë,  duke thënë se janë kundër ndryshimit të kufijve, shkruan Gazeta Metro.


Ky qëndrim i Gjermanisë është diskutuar nga Bundestagu, duke folur deputetë gjerman dhe thënë se janë kundër ndryshimit të kufijve.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka deklaruar se qëllimi është që marrëveshje të zgjidhet larg nga kufijtë, tema këto të cilat janë diskutuar në tryeza nga dy palët.

“Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një gjoja-përparim, nëse do të quhej përparim, duke pasur parasysh gjendjen e atjeshme. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet komplekse dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë qorre”, tha Heiko Mass.

Po ashtu u mësua se Qeveria gjermane planifikon të vërë në dispozicion deri në 400 ushtarë të Bundeswehr-it në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close