Xhevdet Qeqiri kryetar i këshillit për të drejtat e veteranëve ka publikuar një dokument të një klinike private, e ku aty shkruan se pas kontrolleve që i ka bërë, pronari i klinikës i ka shkruar diçka shumë të veçantë në faturë, raporton Gazeta Blic.
Sipas asaj që ka publikuar Qeriqi në faturë shkruan: “Pagesën e kë bërë më 1999, eja sa herë të kish nevojë”, thuhet në faturën e kësaj klinike për Qeriqin.
Njoftimi i plotë:
Pas të gjitha kontrollave mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.
Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua.
Faleminderit, Ordinanca “TRURI”, për shërbimin dhe vlerësimin.
Faleminderit, Dr. Burim Jashari- Breca.
FOTO: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=5484838488213442&set=a.610691895628150&type=3