Aktivisti i Shoqërisë Civile, i cili njihet për qëndrimet pro – VV Rron Gjinovci, i ka reaguar nënkryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku, i cili ofendoi kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur “Kurtoviq”.
Gjinovci ka thënë se nëse dikush nga Lëvizja Vetëvendosje do ta thoshte një gjë të tillë për ish-presidentin Hashim Thaçi, do të kallej vendi, përcjell Bota sot.
“Me pasë thon dikush ma shumë e respektoj ni serb në Beograd sesa Hashim Thaçin, e kishit kallë ktuhën, sidomos me pas kanë personi nga VV. Veç te dimë ku jem”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Reagimi i Lushtakut erdhi pas videos së VV-së, ku shihen edhe ish-krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë.