Epilogu

Gjinovci reagon sërish për videon e LVV-së, përmend Abdixhikun: S’ka çka lyp në atë video

Një video e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për “Shkatërruesit e shtetit” ka nxitur një debat të madh në opnionin publik.

Për këtë temë ka reaguar edhe aktivisti Rron Gjinovci.

Gjinovci u deklarua disa herë për çështjen e kësaj video, por ai vendosi ta përmbyll këtë debat me një postim në Facebook.

Ai ndër të tjera tha se vërtetësia e videos është e padiskutueshme dhe reagimet ndaj saj konfirmojnë përmbajtjen e saj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vendimi perfundimtar për videon e VV-së:

1. Vërtetësia e videos është e padiskutueshme.

2. Reagimi ndaj saj konfirmon përmbajtjen e saj.

3. Lumir Abdixhiku s’ka çka lyp në atë video.

Diskutimi mbyllet, shkojmë në tema tjera.

Exit mobile version